“Ishte një sfidë”| Kush është gruaja nga Tirana, kandidate për deputete në Kosovë
Majlinda Hajrullahu, është shqiptarja nga Tirana e cila kandidon për deputete në Kosovë, nga radhët e PDK. E ftuar për një intervistë këtë të martë në Euronews Albania, ajo tregon për fillimet e saj për zhvendosjen në Kosovë.
“Kanë qenë kohëra të vështira, një sfidë më vete sepse ne në fillim kemi jetuar në Tiranë. Viti 1999 ishte periudhë sfiduese sepse Kosova ishte një vend pas lufte, i shkatërruar me plagë të pashëruara, por kam parë entuziazmin, guximin dhe vendosmërinë nga njerëzit për të shikuar drejt të ardhmes. Ishte një vendim i përbashkët me bashkëshortin për të qenë në Prishtinë duke vijuar jetën këtu”, tha Hajrullahu.
Ajo thekson se mikpritja e njerëzve ia kanë lehtësuar jetesën në Kosovë duke pasur mundësinë për të qenë pjesë e kësaj shoqërie.
“Kur e kupton që rrethohesh nga njerëz që të lejojnë të jesh pjesë e kësaj shoqërie, nuk është aq e vështirë. Edhe fëmijët janë integruar menjëherë. Për mua puna e parë ka qenë në qeverinë e përkohshme të Kosovës, ishin hapat e parë dhe ka vazhduar më tutje karriera në arsim, media e angazhime të tjera.
E kam ndjerë veten si në shtëpinë time, njerëzit janë të ngrohtë, shqiptarët në Kosovë kanë një dashuri të jshtëzakonshme për Shqipërinë”, tha ajo.
Në një diskutim tjetër lidhur me marrëdhënien që Shqipëria dhe Kosova kanë me njëra-tjetrën, Majlinda shprehet jo shumë e kënaqur për mos bashkëpunim në disa sektorë.
“Jam e pakënaqur me qasjen arrogante të kësaj qeverie për mosbashkëpunim dhe mos afrim të politikave qoftë në ekonomi, shëndetësi. Nuk mund të ndërtojmë për bashkime dhe vlera të përbashkëta nëse ndiqen politika përçarëse”, ka thënë Majlinda Hajrullahu.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android