Atentati ndaj Ismet Haxhës: Isha në dijeni, por jam informuar se rreziku ka kaluar
Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës.
Dokumenti është publikuar nga hakerat, të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë dhe mendohet se është marrë nga emaili i drejtorit i Antiterrorrit në vitin 2021, Gledis Nano.
Për emisionin Sot, në Euronews Albania Haxha u shpreh se kishte qenë në dijeni të një atentati të mundshëm ndaj tij por e kishin informuar se rreziku kishte kaluar.
“Kam qenë në fund të vitit 2021. Më ka informuar policia se ka një informatë nga antiterrori se është paguar një vrasje ndaj meje, Xhevat Halitit dhe Albin Kurtit. Pas një kohe kam marrë informacion se ka kaluar rrezikshmëria”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit