Italia drejt “paralizës” së transportit, paralajmërohen dy greva kombëtare

27 Nëntor 2025 | 08:40

Katër greva në sektorin e transportit, përfshirë dy greva kombëtare më 28 nëntor dhe 12 dhjetor, pritet të ndikojnë ndjeshëm në udhëtimet gjatë sezonit festar.

Udhëtarët që mbërrijnë në Itali mund të përballen me ndërprerje të mëdha të qarkullimit më 28 nëntor, kur është parashikuar të zhvillohet një grevë e përgjithshme 24-orëshe që përfshin si sektorin publik, ashtu edhe atë privat. Greva pritet të ndikojë në trenat e distancave të gjata, transportin lokal, tragetet, aeroportet dhe shërbime të tjera të transportit.

Sindikata më e madhe në Itali, CGIL, ka njoftuar gjithashtu një grevë të përgjithshme 21-orëshe më 12 dhjetor, e cila pritet të shkaktojë ndërprerje të shërbimeve hekurudhore dhe të shtojë efektet e grevave të tjera në sektorin e trageteve dhe aviacionit të planifikuara për muajin e ardhshëm. Greva do të zgjasë nga pak pas mesnatës deri në orën 21:00 të të njëjtës ditë, sipas buletinit të Ministrisë së Transportit.

Pse po protestojnë sindikatat?

Greva të shumta janë thirrur si reagim ndaj planeve buxhetore të qeverisë. Sindikatat bazë, përfshirë Cobas, Usb, Sgb dhe Cub, kanë bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28 nëntor, duke kërkuar më shumë investime në shëndetësi, arsim dhe shërbime të tjera thelbësore, si dhe ulje të shpenzimeve ushtarake.

CGIL, organizatorja kryesore e grevës së 12 dhjetorit, argumenton se plani fiskal redukton fondet për shërbimet publike dhe nuk adreson kontratat e skaduara të punonjësve. Sipas sindikatës, mungesa e stafit, rritja e kostove të jetesës dhe vonesat në negocime po ushtrojnë presion të madh mbi shkollat, spitalet dhe shërbimet e tjera të rëndësishme.

Kur u njoftua greva e nëntorit, Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi në rrjetet sociale duke kritikuar datën e zgjedhur, madje duke sugjeruar se sindikatat kërkonin një fundjavë të zgjatur. “Cila ditë e javës është 12 dhjetori?”, shkroi ajo në platformën X, duke shtuar një emoji me fytyrë që mendon.

Si do të ndikojnë grevat tek udhëtarët?

Më 28 nëntor, trenat e distancave të gjata dhe rajonale, transporti publik lokal, tragetet dhe pjesërisht lidhjet ajrore mund të funksionojnë me orare të reduktuara ose të anulohen plotësisht.

Greva e 12 dhjetorit pritet të prekë më rëndë shërbimet hekurudhore. Trenat me shpejtësi të lartë dhe ata ndërqytetës në të gjithë Italinë mund të anulohet ose të kenë orare të kufizuara, duke ndikuar në itineraret kryesore mes qyteteve si Roma, Milano, Firence dhe Torino.

Udhëtarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga aeroportet me tren duhet të parashikojnë kohë shtesë, pasi anulimet dhe ndryshimet e orareve janë të mundshme. Duke qenë se dhjetori është një periudhë shumë e ngarkuar, edhe ndërprerjet e kufizuara mund të shkaktojnë vonesa të mëdha.

Fluturimet, megjithëse nuk preken drejtpërdrejt nga kjo grevë, mund të ndikohen indirekt për shkak të problemeve me lidhjet hekurudhore. Aeroportet italiane pritet të operojnë normalisht.

Edhe shërbimet e trageteve mund të përballen me ndërprerje. Një grevë dyditore, e thirrur nga kompanitë Tirrenia CIN dhe Moby, nga ora 15:00 e 9 dhjetorit deri në ora 15:00 e 11 dhjetorit, mund të ndikojë udhëtimet mes Italisë kontinentale dhe ishujve si Sardenja dhe Siçilia.

Ndërkohë, më 17 dhjetor, një grevë katër-orëshe (13:00–17:00), që përfshin stafin tokësor, ekuipazhet ajrore dhe kontrollorët e trafikut ajror përgjegjës për hapësirën ajrore të Romës, mund të shkaktojë vonesa në aeroportet e vendit. Sipas autoritetit italian të aviacionit civil (ENAC), fluturimet janë të garantuara në oraret 07:00–10:00 dhe 18:00–19:00.

Sa i përket hekurudhave, pasagjerët me bileta të prenotuara për shërbime që anulohen kanë të drejtë për rimbursim të plotë ose për t’u zhvendosur në tren tjetër ekuivalent. Operatorët zakonisht publikojnë orare të përditësuara dhe lista të shërbimeve të garantuara disa ditë para grevës.

Më shumë informacion është i disponueshëm në faqen zyrtare të ENAC dhe në faqen e Ministrisë së Transportit, e cila përditëson vazhdimisht listën e grevave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026