Italia goditet nga shirat dhe erërat e dendura, 6000 persona të izoluar nga ortekët
Një person ka humbur jetën nga stuhia e fortë që ka nisur prej ditësh në Itali, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë vazhduar edhe sot.
Në fshatin Plan, në provincën e Trentino-Tirolit të Jugut, është vrarë një djalë 16-vjeçar dhe supozohet se ka vdekur pasditen e djeshme, raporton ANSA.
Familja e tij e ka denoncuar në polici të zhdukur mbrëmjen e djeshme, pasi i riu nuk është kthyer në shtëpi. Në kërkimin që nisi në orën nëntë të mbrëmjes, në dëborë u gjet një trup i pajetë. Mediat italiane raportuan më parë se në rajonin veriperëndimor alpin të Val d’Aosta, më shumë se 6000 njerëz, që jetojnë në pjesën e sipërme të luginës së Gressonit, janë izoluar që nga e diela për shkak të ortekëve.
Alarmi portokalli i motit është në fuqi në dy rajone – Emilia Romagna dhe Piemonte. Alarmi i verdhë i motit është në fuqi në 13 rajone italiane – Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Molise, Puglia, Lacio, Lombardia, Sardenja, Siçilia, Toskana, Umbria dhe Veneto. Rrëshqitjet e dheut ndodhën në rajonin Liguria në veriperëndim të Italisë, në Genova dhe rrethinat e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës