Italia kundër surrogacisë, projektligji për kriminalizimin edhe jashtë vendit

26 Shtator 2023 | 17:10

Parlamenti italian ka miratuar një projektligj që kriminalizon personat që shkojnë jashtë vendit për të pasur fëmijë nëpërmjet surrogacisë.

Projektligji, i miratuar në dhomën e deputetëve me 166 vota në mbështetje dhe 109 kundër, ka për qëllim vetëm italianët, dhe parashikon gjoba deri në 1 milion euro dhe burgim deri në dy vjet për ata që e thyejnë atë.

Senati do të miratojë një projektligj që do ta bëjë surrogacinë një “krim universal” duke e bërë më të vështirë për çiftet e të njëjtit seks të kenë fëmijë.

Komuniteti LGBT+ i Italisë kishte parashikuar se të drejtat e arritura deri më tani do të gërryheshin nga qeveria Meloni, e cila mori pushtetin në tetor.

Një tipar i përbashkët i fjalimeve parazgjedhore të mbajtura nga Meloni, ishte përsëritja e pikëpamjes së saj se një fëmijë duhet të rritet vetëm nga prindër heteroseksualë. Ajo është shprehur gjithashtu kundër “ideologjisë gjinore” dhe “lobeve LGBT”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026