Pedagogia me shami: Kam pasur lindje të vështira, por nuk do pranoja nënë surrogate
Pedagogia Malvina Tafçiu është shprehur se ka pasur shumë lindje të vështira, ndërsa ka shtuar se nuk do të pranonte nënë surrogate.
Në një intervistë për ‘Good Morning Albanians” Euronews Albania, ajo ka thënë se në momentin që rrezikohet jeta e nënës me fe është e lejuar që të ndërpritet shtatzënia.
“Shtatzënitë e mia ishin të vështira, por në momentin që rrezikohet jeta e nënës është e lejuar që të ndërpritet shtatzënia dhe të ndiqet fjala e shkencës. Edhe shkenca ka fjalën e vet. Sorrogatën nuk do e kisha pranuar”- tha ajo.
Nëna surrogate është ajo nënë e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë në mitrën e saj për një person ose çift tjetër, duke ua dhënë atyre foshnjën sapo ajo të lindë. Surrogacia është një marrëveshje, shpesh e shoqëruar edhe me një marrëveshje ligjore, ku një grua bie dakord të mbetet shtatzënë, të mbajë shtatzëninë në afatin e duhur dhe të lindë një ose disa fëmijë, e gjithë kjo për një person apo persona të tjerë, të cilët janë ose do të bëhen prindërit e fëmijës ose fëmijëve të porsalindur nga nëna surrogate (zëvendësuese).
LEXONI GJITHASHTU:
- Mjeku: Në Shqipëri po vijnë gra 60-vjeçare nga vendet nordike për t’u bërë me fëmijë
- Çdo grua duhet të lindë të paktën dy fëmijë, thotë mjeku
- Gjinekologu: Sot fëmija mund të porositet, zgjidhet nëna surrogate
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës