Italia operacion me Shqipërinë, nga Tirana u vodhën miliona euro përmes call center
Policia italiane ka zhvilluar një operacion të përbashkët me Strukturën e Posaçme (SPAK), në fushën e mashtrimeve me kriptovalutë përmes bursës fiktive online.
Prokuroria e Pordenone ka lëshuar tre masa ndalimi dhe pesë kontrolle e inspektime në territorin shqiptar.
Teknikat komplekse tradicionale dhe të hetimit kibernetik kanë nxjerrë në dritë një skemë kriminale veçanërisht komplekse, e cila përfshinte pastrimin e shumave të vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta.
Masat paraprake dhe dekretet e kontrollit u kryen ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë banues në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar disa qindra shtetas italianë.
Shuma e mashtrimit është disa milionë euro, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut; vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara, do të mund të përcaktohen shumat reale.
Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, u zbulua se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin me kalimin e kohës disa qindra mijëra euro.
Nga hetimet telematike u zbuluan rreth 90 mijë kontakte telefonike të shtetasve italianë, për përdorim të operatorëve call center.
Si rezultat i aktivitetit, në Tiranë u sekuestruan dy call center dhe 60 kompjutera.
Në të njëjtën kohë, në Itali u sekuestrua edhe serveri i përdorur nga organizata për të mbuluar gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet.
LEXONI GJITHASHTU
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia