Agjentët e infiltruar, sekuestrohen 4 tonë kokainë dhe 1.8 milionë euro
Autoritetet italiane thonë se kanë konfiskuar 4.3 tonë kokainë me një vlerë në treg prej më shumë se 200 milionë eurosh.
Sipas Guardia di Finanza kjo është një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapur në Evropë dhe i ka dhënë një goditje klanit të frikshëm të Gjirit të Kolumbisë.
Kokaina u sekuestrua në portin e qytetit verilindor të Triestes, pas një hetimi njëvjeçar që përfshinte gjithashtu Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA dhe Policinë Kombëtare spanjolle.
Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu 38 urdhër-arreste për trafik ndërkombëtar të drogës në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi.
Operacioni i fshehtë dha një “goditje të fortë ndaj një prej grupeve më të rëndësishme kolumbiane të narkotikëve”, thanë në një deklaratë hetuesit italianë të antimafias.
Autoritetet përllogarisin se grupet kriminale paguan 96 milionë dollarë për kokainë që në tregun italian do t’u sillte atyre 240 milionë euro.
Si pjesë e operacionit, agjentë të policisë u infiltruan në grupet e trafikimit të drogës që veprojnë në Itali.
Bashkë me kokainën, agjentët gjithashtu sekuestruan 1.8 milionë euro cash.
Karteli “Klani i Gjirit” është një nga grupet më të mëdha kriminale në Kolumbi dhe që ka një rrjet të shtrirë në 28 vende të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj