“Profesionalizëm e transparencë”, Italia vlerëson rolin e Celibashit në procesin zgjedhor
Ministria e Jashtme e Italisë ka përgëzuar procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Referuar të dhënave paraprake të OSBE-ODIHR, shteti fqinj i Shqipërisë pohon se procesi zgjedhor pati një organizim të mirë, ndërsa thotë se KQZ-ja tregoi profesionalizëm dhe transparencë të duhur.
“Ministria e Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë ka ndjekur zhvillimet e zgjedhjeve të mbajtura më 25 prill. Italia përgëzon organizimin e mirë të procesit zgjedhor siç është referuar dhe nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR dhe në mënyrë të veçantë profesionalizmin e transparencën e shfaqur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nga kryetari Ilirjan Celibashi. Akuzat dhe pretendimet për mashtrim elektorale dhe parregullsi do të duhet të vlerësohen me rigorozitet dhe në përputhje të plotë me procedurat e Kodit Zgjedhor”, thuhet në deklaratë.
Më tej, Ministria e Jashtme e Italisë bën thirrje ndaj aktorëve politikë që të angazhohen për konsolidimin e institucioneve demokratike.
“Zgjedhjet e së dielës kontribuojnë në mënyrë pozitive kundrejt konsolidimit të proceseve demokratike në Shqipëri dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm para në rrugëtimin për t’u përafruar me Europën. Pas përballjes elektorale, është tashmë thelbësore që të gjithë aktorët politikë të angazhohen për të punuar për të mirën e vendit, duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve demokratike që të gjejnë pikën e tyre të referimit qendror në një parlament plotësisht legjitim dhe funksional”, thekson deklarata.
Dialogu mes partive politike thekson shteti fqinj është në shërbim të interesit strategjik të Shqipërisë, që është anëtarësimi në BE.
“Shpresa e Italisë është që të gjitha forcat politike të punojnë në mënyrë koherente për të arritur objektivin strategjik që është hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Europian përmes një dialogu konstruktiv midis shumicës dhe opozitës që t’i japë mundësinë vendit që të përballet me sukses ndaj sfidave që e presin. Italia do vazhdojë të mbështesë me bindje të plotë institucionet shqiptare në këtë rrugëtim dhe aspiratat legjitime të popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes europiane”, thuhet më tej.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave