Iu arrestua i vëllai për drogë, PD kërkon të dorëhiqet kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

22 Maj 2020 | 17:18

Partia Demokratike e Pukës ka kërkuar dorëheqjen e kryebashkikuat të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci pas arrestimit të të vëllait me akuzën e kultivimit të kanabisit.

Dega e PD-së Pukë e konsideron arrestimin e Albert Tucit, vëlllain e kryebashikuat, si rezultat promovimit pa kufi nga ana e Rilindjes të individëve me rekorde kriminale.

Duke e konsideruar këtë zhvillim si tronditës për opinionin publik, nënvizohet se, PS ofron si drejtues institucionesh persona të lidhur me krimin dhe trafiqet.

“Partia Demokratike Dega Pukë, në emrin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019, z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone. Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre. Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026