Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm në qeverinë e re të Serbisë
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re të Serbisë, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç.
Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë. Ai rikthehet pas dy vjetësh në krye të diplomacisë serbe.
Qeveria e re serbe do të ketë gjithashtu edhe ministra pa portofol, por edhe dy ministra nga radhët e minoriteteve. Ajo do të ketë 25 ministri, apo katër më shumë sesa ekzekutivi paraprak.
Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare më 3 prill. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve u shpallën më 5 korrik, për shkak se në disa qendra të votimit në jug të Serbisë u përsëritën zgjedhjet.
LEXONI GJITHASHTU
- Kurti: Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
- Osmani: E pamoralshme që targat e Millosheviçit të ecin lirshëm nëpër Kosovë
- Osmani: As SHBA, as BE s’na ka kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin
- 17:13 Aksident i rëndë në Vietnam, autobusi përplaset me argjinaturën dhe merr flakë! 7 të vdekur dhe 5 të plagosur (VIDEO)
- 17:03 Presidenti i Libanit takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja e Izraelit
- 17:02 Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona