Izolohet në Qytetin Studenti familja afgane, dyshohet se janë me COVID
Një familje afgane është izoluar në ambientet e Qytetit Studenti, e dyshuar si e prekur nga COVID-19. Në këto pamje të siguruara nga Euronews Albania, kjo grua afgane duket së bashku me fëmijët e saj në një nga dhomat, ku janë vendosur edhe pajisjet për të marrë serum.
Godina ku qëndronin afganët deri pak ditë më parë është ende e rrethuar me shirita. Për shkak të familjes së izoluar në katin e dytë të saj, ndërtesa ruhet me policë 24 orë. Jashtë kamerës, punonjësit e Qytetit Studenti pohojnë se familja është izoluar, sepse ka rezultuar e infektuar me COVID.
Ndërkohë nga ana e saj drejtoria e Qytetit Studenti mohon jo vetëm infektimin e familjes, por edhe faktin që në godinë ka ende afganë.
“Për momentin nuk kemi asnjë shtetas afganë në Qytetin Studenti, teste bëhen brenda konviktit dhe të gjithë kanë dalë negativë”, thotë drejtoresha e Qytetit Studenti.
Me ardhjen e afganëve në Tiranë, zyrtarët deklaruan se ata ishin testuar dhe kishin rezultuar të gjithë negativë. Kjo është edhe arsyeja që më pas u zhvendosën në Lezhë, pa kaluar karantinë në Tiranë. Mbetet ende e paqartë zyrtarisht përse është izoluar kjo familje në Qytetin Studenti dhe nëse janë të prekur me COVID për çfarë arsyeje nuk bëhet publik ky fakt.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:30 “Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale