Izraeli liron 2000 të burgosur palestinezë
Gati 2.000 të burgosur palestinezë u liruan këtë të martë nga burgjet izraelite në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Sipas raportimeve, Hamasi bëri të ditur se autobusët që transportonin të burgosurit e liruar nga burgu Ofer, në perëndim të Ramallahut, mbërritën në qytetin Beitunia në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Agjencia zyrtare e lajmeve “Wafa” konfirmoi se 96 të burgosur që po vuanin dënime të gjata kanë mbërritur në qytet me dy autobusë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).
Gjithashtu 154 të burgosur të liruar u deportuan në Egjipt sipas marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas njoftimit, autobusët që transportonin më shumë se 1.700 të burgosur të liruar nga burgu Negev në jug të Izraelit mbërritën në Rripin e Gazës.
“Në bazë të marrëveshjes aktuale, janë liruar 250 të burgosur që po vuanin dënime të përjetshme ose të gjata, si dhe 1.718 të arrestuar nga Gaza pas 7 tetorit 2023”, thuhet në deklaratën e zyrës.
Shërbimi i Burgjeve të Izraelit, nga ana e tij, konfirmoi se 1.968 të burgosur palestinezë janë liruar në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Grupi i parë i të liruarve mbërriti në Kompleksin Mjekësor “Nasser” në Khan Younis, në jug të Gazës, për kontrolle mjekësore.
Mijëra palestinezë u mblodhën për të mirëpritur të burgosurit e liruar në oborret e spitalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës