Izraeli luftë në 3 fronte, ministri i Mbrojtjes: S’do ngelet asgjë nga Gaza e sotme

11 Tetor 2023 | 09:34

Forcat ushtarake izraelite shprehen se mijëra ushtarë janë pranë kufirit të Gazës dhe janë gati të ekzekutojnë misionin që u është dhënë.

Luftimet mes grupit Hamas dhe forcave izraelite vijojnë në disa fronte ku frika më e madhe është në kufi me Libanin ku ka prezencë edhe të trupave të grupit Hezbollah.

Gjithashtu luftimet vijojnë dhe në kufi me Sirinë.

Izraeli pritet të nis ofensivën në Gaza në momentin që ata do të sigurohen se Hamas nuk ka më aftësi ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, paralajmeroi se  Hamasi  donte një ndryshim dhe do ta ketë atë. “Nuk do të mbetet asgjë nga ajo që sot është në Gaza”, tha ai.

Ne e kemi nisur ofensivën nga ajri, më vonë, do të vijmë përmes tokës. Ne jemi duke e kontrolluar këtë zonë që nga Dita 2 dhe jemi në ofensivë. Vetëm sa do të intensifikohet”, tha ai.

Izraeli ka thirrur qindra mijëra rezervistë dhe shumë presin një pushtim tokësor të Gazës në ditët në vijim. Zyrtarët izraelitë i kanë thënë publikut që të përgatitet për një luftë të gjatë prej të paktën disa javësh.

Sa i përket bilancit numri i viktimave vijon të rritet. Më shumë se 1200 persona kanë humbur jetën në Izrael dhe 900 të tjerë kanë vdekur në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026

Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën

Brazili ka tërhequr ambasadorin e tij nga Buenos Aires pasi presidenti argjentinas Javier Milei kritikoi udhëheqësit dhe gjyqësorin brazilian, thanë të dielën dy burime të...
18:55 | 26/07/2026