English

Izraeli përballet me protestat më të mëdha në histori kundër ndryshimeve në gjyqësor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qindra mijëra izraelitë kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për të rishikuar sistemin gjyqësor. Sipas organizatorëve këto janë protestat më të mëdha në historinë e vendit.

- Advertisement -

Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se ndryshimet – që do të frenonin fuqinë e gjykatave – do të rivendosin ekuilibrin midis nivele të qeverisjes.

Ndërsa Kundërshtarët thonë se ndryshimet në gjyqësor kërcënojnë demokracinë.

Në një nga protesta e fundjavës , lideri i opozitës Yair Lapid tha se kjo ishte “kriza më e madhe e Izraelit”.

Rreth 200.000 njerëz marshuan  në Tel Aviv, shumë prej të cilëve mbanin flamurin kombëtar të Izraelit.

Reformat synojnë t’i japin qeverisë së zgjedhur ndikim vendimtar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve dhe të kufizojnë aftësinë e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër ekzekutivit ose për të rrëzuar legjislacionin. Çështja ka shkaktuar përçarje të thella në shoqërinë izraelite .

Pak ditë më parë protestuesit bllokuan rrugët dhe u përpoqën të ndalonin Netanyahu të largohej jashtë vendit. Kritikët thonë se reformat e planifikuara, të cilat tashmë po marrin miratimin në parlament, do të politizojnë gjyqësorin dhe mund të çojnë në një qeveri autoritare. Ndërsa Kryeministri  thotë se reformat janë krijuar për të ndaluar gjykatat të tejkalojnë kompetencat e tyre dhe se ato u votuan nga publiku izraelit në zgjedhjet e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?