Izraeli postoi dhe më pas fshiu një postim ngushëllimi për vdekjen e Papës
Qeveria izraelite ndau dhe më pas fshiu një postim ngushëllimi në rrjetet sociale për vdekjen e Papa Françeskut, pa dhënë arsye për këtë, raportoi sot Reuters.
Mediat izraelite e lidhën këtë lëvizje me kritikat që Papa Françesku bëri për luftën në Gaza.
“U prehsh në paqe Papa Françesku. Qoftë i bekuar kujtimi i tij”, postoi të hënën llogaria e verifikuar “@Israel” në platformën X, pranë një fotografie të Papës teksa ai po vizitonte Murin Perëndimor në Jerusalem.
Jerusalem Post citoi zyrtarë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit të kenë thënë se Papa kishte bërë “deklarata kundër Izraelit” dhe se ngushëllimet ishin postuar në mediat sociale “gabimisht”.
Papa Françesku, 88 vjeç, i cili vdiq të hënën, sugjeroi nëntorin e kaluar që komuniteti botëror duhet të studiojë nëse fushata ushtarake e Izraelit në Gaza përbënte gjenocid kundër palestinezëve, në disa nga kritikat e tij më të qarta për sjelljen e Izraelit në luftën me Hamasin që filloi në tetor 2023.
Papa gjithashtu e quajti situatën humanitare në Gaza “të turpshme” në janar, duke tërhequr kritika nga kryerabini hebre i Romës, i cili akuzoi Papa Françeskun për “mëri selektive”.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet
Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital