Izraeli publikon foton e familjes: U zhdukën nga faqja e dheut nga terroristët
Qeveria izraelite ka publikuar një foto të një familjeje të pafajshme që dyshohet se është vrarë nga militantët e Hamasit pranë kufirit të Gazës.
“Mbani mend emrat e tyre. Tamar, Yonatan dhe fëmijët e tyre Shachar (6), Arbel (6), Omer (4) u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit në Kibbutz Nir Oz. Një familje e tërë u zhduk nga faqja e dheut, shkruan qeveria izraelite.
Fëmijët e vegjël dhe gjyshërit e moshuar ishin në mesin e më shumë se 100 pengjeve që u mbajtën si mburoja njerëzore nga Hamasi.
Pamjet treguan fëmijë që qanin dhe nënat e tyre të pafuqishme tërhiqeshin zvarrë nga shtëpitë e tyre dhe ngarkoheshin në automjete nga njerëz të armatosur rëndë përpara se të dërgoheshin në Gaza. Dy britanikë dyshohet se mund të jenë në mesin e të arrestuarve pasi grupi terrorist filloi sulmin e tij të përgjakshëm të befasishëm.
Një baba i 2 fëmijëve ka përshkruar momentin tragjik kur humbi kontaktet me gruan dhe vajzat e tij. Ai dyshon se njerëzit e tij të dashur janë marrë peng nga Hamasi.
“Të shtunën, rreth orës 10:30 të mëngjesit, fola për herë të fundit në celular me gruan time. Ajo më tha se terroristët nga Hamasi kishin hyrë në shtëpi. Ata ishin në dhomë dhe më pas telefonata u shkëput”, tregon ai.
Frika e tij më e madhe u konfimua më vonë atë ditë kur ai pa një video të njerëzve që ngarkoheshin në pjesën e pasme të një kamioni.
Po kështu një 30-vjeçare gjermane është mes personave të marrë peng nga terroristët e Hamasit të shtunën. Në internet qarkullon një video e tmerrshme teksa e reja mbahet në bagazhin e një makine e zhveshur teksa i bënin paradë nëpër lagje.
E reja po merrte pjesë në festivalin e muzikës kur u mor peng. Thuhet se ajo është vrarë, megjithatë kjo nuk është ende e konfirmuar nga autoritetet atje.
Identifikimi i saj është bërë nga e ëma Ricarda Louk, e cila edhe pse videoja nuk është e qartë ka dalluar tatuazhet. Megjithatë ajo është shprehur për BBC se ka ende shpresa për të bijën.
Dhimbja është e madhe tek babai i një vajze i cili tregon për momentin kur pa një video të postuar “online”, ku vajza e tij lutet për jetën. Prindër, pjesëtarë të familjes, gra e bashkëshortë të përfshirë nga tmerri dhe dëshpërimi mendojnë për fatin e të dashurve të rrëmbyer nga Hamasi. Një nënë tregon se djemtë e morën në telefon.
“Terroristët u flisnin arabisht dy fëmijëve të mi. Njëri 16 vjeç e tjetri 12, djali më i vogël u thoshte se nuk donte të shkonte me ta. Më pas linja u ndërpre, nuk e di se ç’ka ndodhur me ta”, tha ajo.
Edhe një burrë thotë se gruaja e vajzat e tij janë rrëmbyer nga banda terroriste. Pamjet tregojnë edhe një grua që tërhiqet zbathur dhe futet në bagazhin e një foristrade, teksa duart ia kanë lidhur me kabllo pas shpine.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet