Kryeministri izraelit zotohet të vazhdojë goditjen e Hezbollahut

24 Shtator 2024 | 18:32

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë të godasë vendet e Hezbollahut në Liban.

Duke iu drejtuar qytetarëve libanezë, ai tha: “Lufta jonë nuk është me ju, lufta jonë është me Hezbollahun”.

Në një video-mesazh, të postuar për X, ai tha se udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah “po ju çon në buzë të humnerës… Shpëtoni veten nga kontrolli i Nasrallahut, për të mirën tuaj”.

Por ai gjithashtu paralajmëroi se “kushdo që ka një raketë në dhomën e ndenjes dhe një raketë në garazhin e tij, nuk do të ketë një shtëpi”.

Më herë zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee tha se forcat izraelite vranë sot Ibrahim Muhammad al-Qubasi.

Al-Qubaisi ishte një komandant i sistemit raketor të Hezbollahut, thotë Adraee në një postim në X.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026