“Ja i paudhi”, Berisha bllokon foltoren, reagon Spiropali

17 Nëntor 2022 | 11:28

Tensione ka pasur në seancën e Kuvendit të kësaj të enjte. Deputetët e opozitës nuk kanë marrë fjalën dhe ndërkohë që Sali Berisha ka dalë të marrë vetë fjalën në foltore, Ermonela Felaj ka pezulluar seancën.

Zgjidhja e Berishës ishte të mbanin fjalën e tyre live nga faqja e tij në Facebook, moment ky që u fotografua nga Elisa Spiropali.

Deputetja e publikoi foton në faqen e saj zyrtare në Facebook me mbishkrimin: “Ja i paudhi, badigardët dhe qiraxhinjtë e shtëpisë së tij të rrudhur, të tkurrur dhe çeta e atyre që shesin Shqipërinë për shtëpinë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026