Ja pse nuk mund ta shkarkonin Fredi Belerin/ Daci: Nuk e mori kurrë mandatin…
Juristi Jordan Daci i ftuar në Review në Euronews Albania shpjegoi juridikisht Fredi Beleri nuk duhet të ishte shkarkuar nga pozicioni i tij.
Ai shpjegon se ligji i dekriminalizimit nënkupton që të pengojë nga zgjedhja njerëz të cilët kanë probleme me ligjin përpara se ata të kandidojnë në zgjedhje dhe Fredi Beleri nuk kishte probleme me ligjin para kandidaturës së tij.
Nuk deklarohet i pavlefshëm mandati që është marrë dje, shprehet Daci, për një ngjarje që ndodh sot ose ndodh pasnesër.
“Juridikisht kjo nuk ishte aspak zgjidhje, sigurisht çështja është më e komplikuar por do ta shpjegoj shumë shkurt. Se pari ligji i dekriminalizimit nënkupton që të pengojë nga zgjedhja njerëz të cilët kanë probleme me ligjin. Çka do të thotë që problemet e këtyre njerëzve duhet të kenë lindur përpara se ata të kandidojnë dhe prandaj është vetdeklarimi. Jo do të thotë se pavlefshmëria e mandatin që parashikohet në ligjin për dekriminalizimin nënkupton që është i pavlefshëm dhe pse zgjedhja është pak absurde. Çka do të thotë nuk mundet të deklarohet i pavlefshëm mandati që është marrë dje për një ngjarje që ndodh sot ose ndodh pasnesër. Kjo do të thotë se ky fakt juridik nuk mund të shkaktojë pavlefshmëri të kësaj gjëje”, tha Daci.
LEXO GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale