“Jam gocë Tirone”! – Flet kandidatja e parë shqiptare në Parlamentin britanik

2 Korrik 2024 | 18:36

Sara Gezdari është shqiptarja e parë në Britani që konkurron për deputete në parlamentin e vendit përkrah partisë konservatore.

E ftuar ne Euronews Albania, Sara tregon eksperiencën e saj si kandidate dhe vështirësitë që ka kaluar për të arritur postin që mban sot.

Ajo shprehet se fillimisht ishte pak intimiduese, po për të kjo është një ndër eksperiencat më të bukura në jetë.

Për të qenë kandidate Sara ka kaluar rreth 8 provime, të cilat ajo i ka kaluar me sukses.

“Unë isha fytyra e re e partisë konservatore, shkoi shumë mirë, unë u kënaqa. Ishte pak intimiduse të flasësh para 3 mijë vetave live dhe të marrësh të gjithë pyetjet, por është një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime. Sistemi politik është komplet ndryshe këtu, ti bën disa provime që të marrësh statusin e kandidatit brenda partisë tënde, janë rreth 4-5 provime gjatë 6 muajve dhe pasi kalon këto provime duhet të kandidosh ne zonën që ti do dhe aty pastaj janë 3 provime te tjera dhe në fund janë anëtarët e partisë së asaj zone që të zgjedhin” tha Gezdari.

Politikania e re shprehet se është kandidate në një zonë shumë afër Londrës. Gjatë fushatës ajo ka takuar shumë shqiptarë, të cilëve i është prezantuar si gocë Tirone.

“Zona ku unë kandidoj është një zonë shumë afër Londrës. Ka dhe shqiptarë. Këtu bëhet komplet ndryshe fushata, shkon derë më derë. Na ka rastisur ndonjëherë që u kamë thënë shqiptarëve jam gocë Tirone dhe më kanë thënë për kafe. Janë gjithmonë shumë mikpritës dhe pse shteti po kalon një periudhë të vështirë”, tha ajo.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike

Presidenti amerikan, Donald Trump rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve, një veprim jopatriotik në mes të negociatave përfundimtare për t’i dhënë fund armiqësive në Lindjen e...
21:05 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026