“Jam sëmurë”- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës në GJKKO, kërkon lirinë
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla vijon betejën me drejtësinë për një masë më lehtësuese sigurie se ajo e arrestit me burg.
Këtë të hënë në GJKKO u zhvillua seanca pas kërkesës së Allës, ku sipas avokatit të tij u sollën prova të reja nga ekspertët mjekoligjore për sa i përket gjendjes shëndetësore të Allës.
Sipas avokatit Hysni Demiraj gjatë një kontrolli të bërë për gjendjen shëndetësore ka rezultuar se ish kryebashkiaku nuk është në gjendje të mirë për të përballuar burgun.
Seanca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30.
Lefter Alla pas arrestimit u shtrua në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.
Ish-kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 mln euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjetër të Bulqizës.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut