“Jam tradhtuar rëndë”, Havari: Si e gjeta Prel Pjetrushin në një zyrë të rëndësishme

25 Nëntor 2023 | 21:50

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte inkriminimi i Policisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i lartë i policisë Mit’hat Havari, theksoi se tradhtia në radhët e policisë nga drejtuesit ka qenë dhe do të vijojë të jetë prezente.

Ai risolli në vëmendje dhe një rast kur është tradhtuar personalisht në kohën që ka qenë në drejtimin e Policisë së Shkodrës.

Havari tha se në atë kohë po kërkonin Prel Pjetrushin, një polic i dyshuar për ngajrje kriminale në Shkodër, por u hapit kur e gjeti brenda në zyrën e Dretorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorit të Forcave Speciale.

“Unë jam tradhtuar rëndë  nga personazhe të rëndësishme në Ministrinë e Brendshme. Ne kërkonim një personazh të njohur në policinë e Shkodrës, Prel Pjetrushi, ka qenë shkaktar i gjithë asaj drame aty, i vrasjeve dhe plagosjeve. Ishte polic brenda strukturës, me grup të strukturuar kriminal brenda strukturës. Ne e kërkonim se e kishte shpallur prokuroria në kërkim. Unë shkoj në ministri dhe e gjeta në një zyrë të rëndësishme, në zyrën e Dretorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorit të Forcave Speciale të kohës. Njëri ka vdekur dhe tjetri është gjallë. Kur u futa brenda u tmerrova, u thashë ky duhet arrestuar, ai vrapoi dhe iku jashtë. Nuk i thashë as ministrit, të tilla kohëra kanë qenë. Tradhtia vazhdon dhe sot”, tha ai.

Havari theksoi se policia pastrohet vetëm nëse bnëhet një veting i organizuar nga të huajt, me një process të ngjashëm me vetingun.

“Vetëm nëse vijnë ustallarët nga jashtë pastrohet policia”, tha Havari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026