“Janari i Kadaresë”, aktivitete në Gjirokastër për 87-vjetorin e shkrimtarit
“Janari i Kadaresë” është programi i aktiviteteve nga Bashkia Gjirokastër për 87-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë. Krahas Muzeut Kadare, aktivitete po zhvillohen edhe në mjediset e bibliotekës së qytetit, në shkolla e më tej.
“Impakti i parë ka qenë goxha pozitiv jo vetëm nga vizitorët që vijnë dhe shikojnë qytetin e Gjirokastrës por edhe nga banorët, të cilët janë kuriozë për këto fotografi goxha interesante të Ismail Kadaresë në një nga vizitat e tij në qytetin tonë”, thotë Bruno Pjetri, ciceron në Muzeun ‘Kadare’.
“Mendoj se gjithë aktivitetet që po organizohen për Kadarenë janë të gjitha për vendin e parë, por biblioteka besoj është më kryesorja, sepse disponon një fond shumë të pasur të krijimtarisë së Kadaresë dhe kjo gjë na bën shumë të lumtur jo vetëm ne si institucion, por besoj gjithë komunitetin”, shprehet Ervina Saliaj, punonjëse e bibliotekës.
Gjirokastra zë një vend të veçantë në krijimtarinë letrare të Kadaresë, ndërsa romani i tij “Kronikë në gur” tashmë është një prej simboleve të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës