“Janë jetimët e Shqipërisë”, Rama: Shteti bektashi sipas Kushtetutës

25 Shtator 2024 | 15:35

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës.

Rama foli gjatë për projektin e tij për një shtet bektashi në Shqipëri, që siç tha do të mbështetet në kushtetutën e vendit dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Shqipëria ka një Kushtetutë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë. Kjo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja. Në këtë gjë po ju them ka vetëm të mira, çdo gjë mund të ketë ato të vetat, por në këtë gjë unë nuk shoh asnjë gjë që mund të thuash “jo po se kjo”. Asnjë, zero, që të mos flas për të mirat e tjera që sjell për Shqipërinë e për shumë e shumë gjëra nga pikëpamja e vizibilitetit, nga pikëpamja e interesit, atraksionit etj. Le të mos flasim për këto.

Po flas vetëm për interesin tonë kombëtar dhe për trashëgiminë tonë historike, kulturore kombëtare. Kështu e shoh unë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi faktin se komuniteti i bektashinjve si një ndër 4 komunitet fetare në vendin tonë nuk ka përkrahje apo qendra të tjera botërore siç kanë komunitetet e tjera, ndaj iu takon Shqipërisë tua sigurojë këtë mbështetje për të mos i lënë si jetimë.

“Të gjithë i kanë qendrat e tyre, disa kanë një, disa kanë disa, ortodoksët kanë qendrat e tyre, janë të ndara sipas zonave të tyre. Fan Noli krijoi Kishën Autoqefale, por nuk tha “Hajde se po e bëjmë shtet më vete” pikërisht për faktin se Kisha Autoqefale Shqiptare ishte pjesë e gjithë rrjetit.

Pjesa e komunitetit mysliman ka gjithë ato referenca dhe për këtë arsye ka dhe gjithë ato mbështetje që i merr, kurse këta janë si jetimë dhe janë jetimët e Shqipërisë, nuk janë as të një shteti e as të një shteti tjetër.

Tani ne Shqipëria, duhet ta lëmë që këta jetimë, në sensin që nuk kanë asnjë lidhje me fuqitë e tjera. Tempulli i tyre, për të ndërtuar tempullin e tyre kam kërkuar unë nga qeveria që të japin një financim. Nuk kanë ata shtete të tjera që i mbështesin, por ama të mos harrojmë që është një Urdhër që ka njerëz në të gjithë botën dhe jo thjesht shqiptarë, ka lloj-lloj. Është një qasje e islamit që ka disa nuanca të vetat etj”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026