Krijimi i shtetit Bektashi, Vëllazëria Ungjillore: Kërkojmë më shumë informacion
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ka reaguar lidhur me idenë e krijimit të një shteti sovran të ‘Urdhërit Bektashi’ brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Vëllazëria Ungjillore shkruan se kërkon të dijë më shumë rreth këtij propozimi.
Po ashtu në reagim thuhet se Vëllazëria Ungjillore është e interesuar të diskutojë sesi do të ndikojë ky vendim në ruajtjen e harmonisë dhe barazisë fetare.
Reagimi i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë:
Përmes mediave, jemi njoftuar për idenë më të re që po ndodh në vendin tonë krijimit të një “Shteti të ri të Urdhërit Bektashi”.
Vëllazëria Ungjillore Shqiptare kërkon të dijë më shumë rreth këtij propozimi.
Si Ungjillorë, ne jemi gjithmonë duke ndikuar në mbarëvajtjen e harmonisë fetare dhe Vëllazëria Ungjillore është gjithmonë protagoniste e tolerancës fetare.
Ne kërkojmë që ky vendim, të mos ndikojë në mbarëvajtjen e harmonisë, tolerancës dhe barazisë fetare. Për këtë jemi në pritje të dëgjojmë dhe të informohemi më shumë rreth këtij plani dhe të bëhemi pjesë e këtyre vendimeve që po ndodhin në vendin tonë.
Jemi të interesuar të diskutojmë se si do të ndikojë ky vendim në ruajtjen e harmonisë dhe barazisë fetare. Ne duhet të kuptojmë më qartë këtë ide dhe më pas do të japim mendimin tonë si një prej komuniteteve fetare të këtij vendi, por edhe si bashkëqytetarë në Republikën e Shqipërisë.
Duke u lutur për vendin tonë dhe për vendimet që qeveria merr!
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zgjaten hetimet, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:51 Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zgjaten hetimet, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri