Krijimi i shtetit Bektashi, Basha: Territor që politikanët të mos preken nga SPAK

25 Shtator 2024 | 13:30

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se krijimi i shtetit të ri Bektashi të ideuar nga kryeministri Edi Rama, është bërë me qëllim largimin e vëmendjes nga skandalet kryesore të qeverisë.

Komentet Basha i bëri në Euronews Albania, ku tha se po ashtu ka një shqetësim të përhershëm të Ramës dhe jo vetëm për të krijuar një territor që nuk e prek dot SPAK.

Ai tha gjithashtu se nëse ky shtet krijohet, do të jetë enklava më e çuditshme në botë, e cila do të mbushet me politikanë të korruptuar që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë.

“S’ka fare shans që të bëhet një shtet i tillë sepse bektashinjtë dhe gjithë shqiptarët kanë luftuar për Shqipërinë si një shtet unitar. Nuk kanë luftuar që ta bëjnë copa copa. Është e qartë që Rama këtë e ka thjeshtë dhe vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e shumta.

Cilat janë 2 çështjet për të cilat është përfolur Edi Rama në Nju Jork Times? Është përfolur për skandalin McGonigal dhe për premtimet që i ka bërë dhëndrit të kandidatit për President të SHBA-ve, Jared Kushner për t’i dhënë ishullin e Sazanit. Për të hequr këto të dyja nga vëmendja, ai ka lançuar një tjetër propozim, që merret me seriozitet.

Në OKB kanë folur plotë të marrë, si Çavez, Kastro. E vetmja gjë që shpalos një propozim i tillë është një shqetësim i përhershëm i Ramës dhe jo vetëm, për të krijuar një territor që të mos e prekë dot SPAK. Ideja është të krijojmë një enklavë që të mos na prekë SPAK.

Do të jetë enklava më e çuditshme në botë, që do të mbushet me politikanë të korruptuar. Edi Ramës nuk i bëhet vonë për Bektashinjtë. Sepse jo vetëm që njollos kontributin e tyre për Shqipërinë, por është edhe një akt kundër harmonisë fetare”, tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026