Jashari i kërkon Brugge largimin, Milan në pritje të vendimit të klubit

30 Korrik 2025 | 16:39

Ardon Jashari i ka bërë të ditur drejtuesve të Klab Bryzh se nuk dëshiron më të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa kërkon me patjetër largimin drejt Milanit. Ekipi belg nuk po kryen asnjë lëvizje, ndërsa pret ofertën e radhës nga kuqezinjtë.

Telenovela Jashari-Milan duket se do të zgjasë më tepër nga sa pritet, e do të na shoqërojë përgjatë gjithë kësaj vere.

Kur u duk se palët i dhanë fund tratativave është vetë futbollisti që ngulmon të largohet, madje duke pasur dhe një përplasje me drejtuesit e skuadrës belge.

Sipas mediave atje, raportohet se Jashari ka debatuar me krerët e Brugge dhe u ka deklaruar se nuk dëshiron të qëndrojë më në Belgjikë dhe se destinacioni i tij i radhës do të jetë Milani.

Kjo konfirmon dhe një herë se nuk ka akord mes lojtarit dhe ekipit aktual, por në anën tjetër Milani nuk ka ndërmend të ndryshojë gjë. Sipas presidencës, 38 milionë euro në total janë mjaftueshëm për këtë futbollist, pavarësisht kërkesës së bërë nga Brugge që dëshiron 40.

Ndër të tjera, Jashari u ka bërë të ditur belgëve se nuk do të stërvitet në ditët në vijim kur dhe të kthehet atje, me shpresën se do të përfitojë nga kjo situatë e të largohet drejt Serisë A. Presidenti Scaroni pohoi më herët se për mesfushorin shqiptar nuk do të ofrohet më tepër pasi vetë ai dëshiron të bashkohet, pra duke nënkuptuar që akordi do të arrihet vetëm me një shumë të arsyeshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026