Jasir Asani firmos me Esteghlal, kur do të largohet nga Korea e Jugut për në Iran
Në këto 2 vite ka qenë një ndër lojtarët kyç jo vetëm në skuadrën e tij Gwangju, por edhe në kampionatin e Koresë së Jugut.
Asani ka vendosur të largohet dhe do të kalojë te Esteghlal, ku do të bashkohet me ekipin në janar të vitit 2026, pasi të ketë përfunduar kontrata me Gwangju.
Njoftimi për lëvizjen është bërë nga vetë ekipi iranian, që e ka prezantuar Asanin nëpërmjet një video me golat e tij më të bukur.
“Pas negociatave mes Esteghlal dhe sulmuesit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë për 1 vit e gjysmë dhe do t’i bashkohet Esteghlal sapo të mbarojë kontrata me Gwangju. Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar, dhe drejtuesit e Esteghlal po bëjnë përpjekje që Asani t’i bashkohet klubit para këtij afati,” thuhet në njoftimin e klubit iranian.
30-vjeçari largohet pas dy sezonesh të suksesshme në Korenë e Jugut, ku ka qenë heroi i Gwangju në disa ndeshje kyçe, madje duke shkëlqyer edhe në Ligën e Kampionëve.
Esteghlal është një nga ekipet më të mëdha të Iranit dhe ka fituar shumë trofe gjatë historisë së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron