VIDEO/ Kore antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani

3 Gusht 2025 | 13:52

Përsëriten sërish skenarët e gjuhës urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare.

Gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore antishqiptare.

Sipas agjensisë INA, e cila ka publikuar pamjet, në thirrjet e tifozëve dëgjohet të thuhet: “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”.

Ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në tribunë, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndaluar gjuhën e urrejtjes.

Koret vazhduan pavarësisht pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë. Ky nuk ishte momenti i vetëm provokues gjatë ndeshjes.

Përgjatë zhvillimit të saj, u dëgjuan edhe thirrje të tjera skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes etnike, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, që përkujtojnë retorikën më të errët të historisë evropiane.

Pas përfundimit të ndeshjes, nuk pati asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkim falje nga organizatorët apo përfaqësuesit institucionalë për incidentin.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë, ku janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare nga tribunat, shkruan Alsat.

“Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit. Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë”, shkroi Mexhiti në reagimin e tij publik.

Ai shtoi se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës dhe barazisë që, sipas tij, e bëjnë Maqedoninë e Veriut një shtet unik.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e punëve të brendshme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve, transmeton KosovaPress.

Në vend që ndeshja të ishte një manifestim sportiv dhe bashkimi, ajo u shndërrua në një teatër të nacionalizmit primitiv dhe urrejtjes kolektive, që nuk ka vend në një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026