Java e Kulturës Hungareze/ Koncert simfonik në Durrës, muzikë klasike dhe popullore

7 Nëntor 2023 | 16:17

Adam Lovassy, i ngarkuari me punë në ambasadën e Hungarisë në Tiranë, dha nga Durrësi një lajm të mirë.

 “Vitin e ardhshëm, vendi im merr kryesinë e Bashkimit Evropian, dhe ndër prioritetet e presidencës hungareze është anëtarësimi i Shqipërisë me të drejta të plota në BE”,tha Adam Lovassy, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Hungarisë, Tiranë.

Ai ishte në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”, ku ndoqi nga afër koncertin simfonik të veprave të kompozitorit të famshëm Franz Liszt.

Ky koncert përmbylli mbrëmjen e së hënës Javën e Kulturës Hungareze.

 “Sot po festojmë jo vetëm javën e kulturës hungareze, por edhe miqësinë me popullin shqiptar. Ne nuk kemi vetëm një histori shumë të pasur mes dy vendeve tona, por edhe një lidhje të fortë miqësie”- tha Adam Lovassy, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Hungarisë, Tiranë.

Një ndërthurje e muzikës klasike me atë popullore hungareze, me një të ftuar speciale si pianistja Almira Emiri, një emër shumë i njohur në skenat ndërkombëtare.

Një performacë, që publiku në sallë pati mundësinë ta shijojë për rreth një orë dhe të cilën e shoqëroi me duartrokitje të shumta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026