Java Kulturore Zvicerane 2025, ambasadorja Huber: Arti nxit reflektim!

29 Janar 2025 | 20:23

Java Kulturore Zvicerane 2025 filloi më 28 janar, duke ofruar një program nëntëditor që shfaq krijimtarinë artistike të komunitetit të pavarur kulturor të Shqipërisë si dhe nxit dialogun mbi çështjet sociale.

Nën tingujt e muzikës së Mardit Lleshit, eventi hapës tek Piramida e Tiranës mblodhi bashkë artistë, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të medias.

Ambasadorja Ruth Huber, shpjegoi pse Java zvicerane shfaq një sërë aktivitetesh nga skena kulturore shqiptare.

“Ne nuk promovojmë kulturën e Zvicrës. Menduam që të jenë artistët dhe organizatat shqiptare të kulturës që shfaqin talentin dhe prodhimet e tyre, me një të përbashkët: Financimin nga Fondi zviceran për kulturën. Motoja është dialogu përmes kulturës, sepse krijimtaria artistike inkurajon reflektimin e progresin pasi kultura kontribuon te zhvillimi, demokracia e paqja”, tha Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber.

Kleidi Eski, nga Fondi Kulturor Zviceran, sqaroi konceptin e javës së kulturës dhe synimin e saj si ndërtuese urash.

“E shohim më shumë se një skenë grantesh, e shohim si organ jetik të skenës së pavarur kulturore shqiptare. Besojmë, imagjinojmë, shpresojmë dhe bëjmë ndryshimin. Nisim me koncertin e harqeve, “Muzikë për njerëz të thyer”, “Mbi peisazhe uji” me danc bashkëkohor, “Bota e mendjes” performancë e artistëve të rinj duke krijuar hapësirë për një nga bisedat e para domethënëse të shëndetit mendor në komunitetin artistik”, tha Kleidi Eski.

Java Zvicerane e Kulturës ka mbështetur 9 nisma kulturore shqiptare në muzikë, film, teatër, performancë e deri te shëndeti mendor. Duke synuar të mbështesë skenën pavarur, kjo javë kulturore nxit refletimin dhe zhvillimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026