Javë e ftohtë dhe me shi, rikthehet bora në zonat malore
Java ka nisur me shi dhe do të përfundojë po njësoj. Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani tha se temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërkohë që nga e enjtja priten dhe rrebeshe.
Në disa zona malore, sipas Banit do të ketë dhe reshje bore. Nga kjo javë majat e maleve do të zbardhen. Nga e premtja dhe në fundjavë reshjet do të jenë të pakta dhe moti do të përmirësohet, por do të jetë ftohtë.
Meteorologia tha gjithashtu se të enjten priten shumë reshje në zonat jugore dhe mund të ketë shanse për ndonjë përmbytje të vogël, por situata nuk do të jetë problematike.
I njëjti parashikim vlen dhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Reshje të pakta bore do të fillojnë dhe në rajon, ndërsa temperaturat do të jenë të ulëta. Nga mesdita e të premtes e në vijim kushtet atmosferike do të përmirësohen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Java nis me mot të kthjellët, rrebeshe nga e mërkura deri në fundjavë
- Mot me vranësira gjatë javës, në veri s’do mungojnë reshjet e shiut
- Turistët nuk ikin nga Vlora, i favorizojnë moti dhe çmimet
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet