“Je i shkarkuar”- Trump hakmerret ndaj Biden, i revokon lejen e sigurisë
“Je i shkarkuar”- Trump hakmerret ndaj Biden, i revokon lejen e sigurisë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se ka revokuar lejen e sigurisë për Joe Biden.
Ky vendim i heq mundësinë Biden që ai të ketë akses në informacionet e përditshme të inteligjencës.
“Nuk ka nevojë që Joe Biden të vazhdojë të marrë akses në informacionin e klasifikuar”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.
Ai shtoi me ironi: “JOE, je i shkarkuar,” duke iu referuar frazës së tij të njohur të përdorur në programin televiziv, “The Apprentice”. Trump ka revokuar lejen e sigurisë dhjetëra zyrtarë të inteligjencës, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Biden.
Në një postim të mëvonshëm, Trump shkroi: “Biden krijoi këtë precedent në vitin 2021, kur ai udhëzoi Komunitetin e Inteligjencës të ndalonte Presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara, pra mua, të aksesoja informacionin e sigurisë kombëtare, një privilegj që është dhënë historikisht për ish-presidentët.” Ai shtoi se Biden nuk mund t’i besohej informacionit të klasifikuar, duke e lidhur këtë me një hetim të Departamentit të Drejtësisë për ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga Biden.
Hetimi sugjeroi se Biden kishte një kujtesë të dobët dhe nuk mund të mbante mend ngjarje të rëndësishme të jetës, si vdekjen e djalit të tij, Beau, dhe periudhën kur ai shërbeu si zëvendëspresident i Barack Obamës. Biden e hodhi poshtë këtë pretendim në atë kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s