“Je në gjak me mua”- Gazetarja tregon kërcënimin: Zbulova përdhunuesin e katërt
Gazetarja Afrovita Hysaj, e cila u kërcënua nga pronari i një televizioni lokal në Vlorë pas publikimit të lajmit të përdhunimit të një vajze, tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ajo nuk kishte përmendur asnjë emër, por kishte zbuluar se ishin 4 persona që kishin abuzuar.
Sipas saj, kanë qenë portalet e tjera që kanë nxjerrë emrin e djalit të pronarit të TV lokal, çka ka sjellë reagimin e babait të tij që e ka kërcënuar përmes telefonatave dhe më tej duke publikuar një lajm denigrues për të në televizionin e tij.
“Unë kam raportuar se kanë qenë 4 persona, jo 3 siç u tha në komunikatën e parë të policisë, por nuk kam dhënë asnjë emër, portalet kanë nxjerrë emrin e djalit të administratorit të TV lokal. Personi i publikuar në disa portale si personi i katërt ka sjellë reagimin e babait të djalit, që më ka kërcënuar me mesazhe dhe më tej ky televizion ka publikuar një lajm denigrues ndaj meje kështu që situata nuk mund të tolerohej më ndaj bëra denoncim në organet kompetente”, tha Hysaj.
Ajo tregoi se ajo kishte takuar personalisht vajzën e përdhunuar në reanimacion, e cila siç tha nuk ishte në gjendje të fliste. Kjo sipas gazetares e bën të dyshimtë faktin që mund t’i jetë marrë një deklaratë në atë gjendje, për siç thuhet, tërheqje nga denoncimi.
“Edhe personi i katërt është i përfshirë. Në komunikatën e djeshme të policisë ajo konfirmon se është një person i katërt që nuk ka shkuar në dhomë, por ka qenë bashkë me vajzën kur kanë qenë në ambientet e barit”, tregoi gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve