‘Jemi 2 popuj që kemi gjëra të përbashkëta’, deputeti ukrainas: Kosova të jetë në BE
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko thotë se Kosova duhet të duhet të bashkohet në Këshillin e Europës dhe më pas në Bashkimin Europian.
Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se lobimi që po bën për Kosovën lidhet me faktin se sipas tij Kosova dhe Ukraina janë dy popuj me gjëra të përbashkëta në histori, përfshirë përballjen me gjeocidin, përkatësisht atë serb dhe rus.
Sipas tij, Ukraina ka ndryshuar qasje lidhur me Kosovën dhe nuk do të jetë e largët dita kur ta njohë si shtet i pavarur.
“Mund të them se që tani në Ukrainë kemi ndryshuar qasje sa i përket çështjes së Kosovës si parlamentarë. Nga bisedimet private që kam pasur shumë kolege të mi mbështesin si ide. Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk është gati ta ndërmarrë këtë hap, por jam i sigurt se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo do kërkojë kohën e vet, unë do vazhdoj të bindë ukrainasit ta marrin këtë hap”, tha deputeti ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit