“Jemi policia”, detaje nga tentativa e grabitjes me armë në Tiranë

9 Dhjetor 2023 | 21:14

Tre persona kanë tentuar të grabisin me armë një shtëpi në fshatin Prush të Tiranës mbrëmjen e së shtunës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje e lajmëruar nga banorë të zonës dhe ka hasur në sulm me armë nga ana e grabitësve të cilëve u është përgjigjur me armë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se grabitësit sapo kanë hyrë në banesë, ku jetonin dy të moshuar u kanë thënë të hapnin derën pasi “ishin policia”.

Fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kanë lajmëruar policinë. Mësohet se grabitësit ishin të armatosur me armë tip Kallashnikov.

Policia është vënë në kërkim të një mjeti Audi, ngjyrë e bardhë me  targa AA943SG, nga ku është qëlluar me armë në zonën e Prushit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026