“Jemi të shokuar”, anëtari i FSK bashkëpunëtor në vrasjen e Liridonës, flet i vëllai
Mes tre të arrestuarve për vrasjen e Liridona Murselit ishte edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokolla i cili është edhe pjesëtar i FSK-së. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar në krim me bashkëshortin e viktimës dhe ekzekutorin Granit Plava.
Lidhur me arrestimin e tij, ka reaguar vëllai i Kushtrimit, Kanon Kokalla, i cili është efektiv i Policisë së Kosovës.
“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di”, tha Kokolla për mediat në Kosovë.
Sipas tij, Kushtrimi ka qenë shumë i lidhur me viktimën. Më tej ai u shpreh se të gjithë janë të shokuar.
“Vallaj nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën! Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po na duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send”,-ka thënë Kanon Kokalla.
Deri më tani të arrestuar për këtë krim makabër janë Naim Murseli si porositës i krimit dhe Granit Plavës, në rolin e ekzekutorit, dhe Kushtrim Kokalla.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë