Jepnin para me fajde/ Tre të arrestuar në Gjirokastër, çfarë shumash iu sekuestruan
Policia e Gjirokastrës goditi një rast të dyshuar të dhënies së parave me fajde, pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive, në kuadër të operacionit “Trace the Flow”.
Në prangat e bluve u vendosën tre shtetas dhe u shpall në kërkim një i katërt, të përfshirë në dy subjekte “Exchange” në Tiranë dhe Gjirokastër, që dyshohet se jepnin para me fajde nga burime të dyshuara kriminale.
Të arrestuarit janë R. K., 56 vjeç, vëllai i tij L. K., 59 vjeç, dhe djali i 59-vjeçarit, P. K., 28 vjeç ndërsa në kërkim u shpall djali i 56-vjeçarit, B. K., 27 vjeç.
Të katërt janë banues në fshatin Kordhocë, Lazarat, dhe dyshohet se përmes dy subjekteve kontrollonin huadhënie me përqindje të lartë fitimi.
“Në banesat dhe subjektet e dyshuara u sekuestruan: 26.963.200 lekë, 132.760 euro, 42.596 dollarë amerikanë, 8.780 paunde, 10.380 franga, 3.145 dollarë kanadezë, 85.720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjutera, 6 celularë dhe sende të tjera që do të shërbejnë për vijimin e hetimeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, njofton policia.
Njoftimi i policisë
“Gjirokastër/Finalizohet pas një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, operacioni policor “Trace the flow”.
Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe shpallet në kërkim 1.
4 shtetasit e përfshirë, 2 vëllezër me 2 djemtë e tyre.
Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.
Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për provimin e një rasti të pastrimit të parave me burime të dyshimta, nëpërmjet huadhënies së tyre, me përqindje të lartë fitimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomio-Financiar, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, finalizuan operacionin “Trace the flow”.
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.
Nga hetimet dyshohet se nëpërmjet 2 subjekteve “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit, në Gjirokastër dhe në Tiranë, 4 shtetasit jepnin me fajde, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Punohet intensivisht për kapjen e 27-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave””, njofton policia.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset