Jeta në varkë, Genta Ahmeti synon të sjellë në Shqipëri muzeun e parë detar

7 Dhjetor 2019 | 13:10

Pasioni i Genta Ahmetit për varkat dhe detarinë ka zënë fill që në fëmijëri, kur ajo shkonte në kantierin e Durrësit, ku i ati punonte si inxhinier.

“Jam rritur edhe më atë pjesën që e shikoja kantierin nga jashtë por edhe vizitoja kantierin nga brenda. Kështu që ishte një ëndërr fëmijërie. Normalisht është ajo ideja që deti është gjigant dhe shikoja këto makineri që funksiononin në një kantier të madh dhe për mua dukesh gjithçka shumë e madhe, por edhe më tërhiqte”, shprehet ajo.

Për t’i shkuar më pranë ëndrrës së fëmijërisë, Genta nisi studimet në fushën e Inxhinierisë së Drurit dhe asaj Navale.

Për momentin projekti i Gentës, i quajtur “Jeta në varkë”, po zgjerohet në disa drejtime, pasi ajo po krijon edhe një muze përmes të cilit kërkon të prezantojë vizitorët me historinë e lundrimi në Shqipëri, që daton që prej periudhës së Ilirëve.

Çmimi minimal i një varke artizanale prej druri është 1500 euro, i justifikueshëm për kohën që kërkon dhe për vlerën e punimit.

“Ne kemi varkat që janë, le të themi varkat e vogla që ne i quajmë sportive, që kërkojnë rreth 20 ditë kohë për t’u prodhuar dhe për t’iu dorëzuar klientit. Kemi edhe varkat e mëdha apo skafet, të cilat kërkojnë minimalisht katër muaj punë për realizimin, deri në një vit punë. Gjithçka varet nga modeli apo detaje që vendosen”, thotë Genta.

Përpos sfidave ekonomike apo impenjimit që kërkon realizimi i një varke, çasti kur ajo bëhet funksionale dhe merr jetë, i jep Gentës shumë emocione.

“Kur e sheh të përfunduar punën tënde, jo vetëm duke lundruar… është diçka që të jep vërtet shumë emocion. Nuk përshkruhet me fjalë”, shprehet Genta. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026