Jo premtime boshe, mjekët francezë organizojnë protestë mbarëkombëtare, dhunë në Paris

17 Qershor 2020 | 06:47

Pas më shumë se tre muajsh krize të shëndetit publik, mjekët, infermierët dhe ndihmësit e kujdesit shëndetësor u ngritën sërish në protestë në Francë duke kërkuar nga qeveria mbajtjen e premtimeve.

Protesta të cilat në Paris u intensifikuan dukshëm dhe policia hodhi edhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Protestat u mbajtën edhe në Metz, Montpellier dhe më gjerë. Punëtorët e shëndetësisë, të cilët kanë qenë në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, kërkojnë një skemë të re punësimi dhe një rritje të pagave prej €300 deri €400.

“Si punëtorë te kujdesit shëndetësor me 10, pothuajse 11 vite eksperiencë , ne fitojmë €1450 në muaj. Është tejet ofenduese. Ne punojmë shumë, peshojmë gjëra të rënda. Ne punojmë nga 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite, nuk shohim më familjet tona. Kur shkojmë në shtëpi natën, fëmijët tanë po flenë. Në spital, ka gjithnjë e më pak konsideratë. Spitali funksionon si një makinë, mund të thuhet se jemi punëtorë fabrike,” – shprehet Aminata Diallo punonjëse e shëndetit publik.

Protesta e së martës shënon kulmin e një serie demonstratash javët e fundit dhe përkojnë me reformën e nisur nga kryeministri Eduard Philipe në lidhje me sistemin shëndetësor francez.

Gjatë fundjavës, qeveria nxori dekrete që miratonin shpërblimet e jashtëzakonshme që kishin premtuar prej €1000 deri €1500  për punonjësit e shtëpisë së pleqve dhe një rritje prej 50 për qind të pagës për orët e zgjatura në spital, të parashikuara për t’u paguar para shtatorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026