Johnson në telashe, ish-kryeministri i Britanisë rrezikon postin në Parlament

22 Mars 2023 | 20:35

Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dëshmoi të mërkurën në një seancë të rëndësishme nëse kishte keqinformuar Parlamentin për festat e kabinetit të tij gjatë pandemisë.

Johnson mohoi të kishte gënjyer qëllimisht, por nëse rezulton kështu ai mund të përballet me pezullim, ose humbjen e postit parlamentar.

“Jam këtu për t’ju thënë, me dorën në zemër, se nuk kam gënjyer. Kur kam bërë deklaratat e mëparshme, i kam bërë në mirëbesim dhe në bazë të atyre që dija asokohe. Kur nisi ky hetim, unë isha besimplotë se ju nuk do të gjenit asgjë që do të tregonte se dija apo besoja në diçka ndryshe. Dhe faktikisht ju nuk keni gjetur”, tha Johnson.

Në një raport të publikuar më herët gjatë muajit, komisioni i posaçëm parlamentar konstatonte se Johnnson kishte shpërfillur rregullat e pandemisë kur kishte marrë pjesë në festat e qeverisë së tij në vitet 2020 dhe 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, por Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar...
15:05 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026