Jola Hysaj largohet pas 20 vitesh në PD: Problemi kryesor, mungesa e hapjes reale brenda partisë

6 Mars 2026 | 21:01

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i saj dhe largimin nga partia pas më shumë se dy dekadash angazhim politik. Vendimi vjen pas një serie zhvillimesh dhe vendimmarrjesh brenda partisë, të cilat sipas saj nuk respektojnë parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një forcë politike demokratike.

Në një postim të gjatë në Facebook, Hysaj shpreh shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar funksioni i saj si sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, duke theksuar se kompetencat reale të këtij roli janë kufizuar ndjeshëm, ndonëse përgjegjësia dhe imazhi publik i funksionit kanë vijuar të përdoren. Ajo kritikon gjithashtu përjashtimin sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë, sipas saj të individëve me kompetencë dhe integritet, si dhe mënyrën e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit.

Hysaj thekson se mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike mbetet problemi kryesor, duke theksuar se vendimet e rëndësishme shpesh mësohen nga mediat dhe jo nga strukturat e partisë.

“Pas më shumë se 20 vitesh angazhimi të pandërprerë në jetën politike dhe në shërbim të qytetarëve, kam marrë vendimin të jap dorëheqjen nga të gjitha pozicionet që kam mbajtur dhe që më janë besuar me votë, si edhe nga anëtarësia ime në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ky është një vendim i vështirë, por i domosdoshëm… Për të gjitha këto arsye, kam vendosur të largohem, duke ruajtur mbi të gjitha integritetin tim personal dhe politik”, shkruan ajo.

Hysaj falënderon qytetarët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që e kanë qëndruar pranë gjatë rrugëtimit 20-vjeçar dhe thekson se angazhimi i saj për të kontribuar në jetën publike do të vazhdojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026