Jozefina Topalli: Vota e diasporës, rol kyç në rotacionin politik në Shqipëri

18 Janar 2025 | 11:41

Në një intervistë për Euronews Albania, Jozefina Topalli bisedoi me gazetaren Greta Topjana mbi angazhimin e saj të ri si Koordinatore Kombëtare e Partisë Demokratike për Diasporën dhe përpjekjet për të mundësuar pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në procesin e votimit.

Topalli ka theksuar se angazhimi i saj i ri është një sfidë e rëndësishme, duke pranuar se detyra që i është ngarkuar është një përpjekje shumë e madhe dhe me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Unë nuk i fshihem sfidave politike dhe vështirësive. E kam pranuar detyrën që më është caktuar, e cila është shumë unike planetarisht. Besoj se nëse ka një vullnet të fuqishëm dhe punohet shumë, por kësaj here vendimtari dhe faktori kyç që do ta bëjnë rotacionin është diaspora, shqiptarët që jetojnë jashtë dhe mundësia që do u jepet atyre për të votuar,” tha Topalli.

Ajo sqaroi gjithashtu se, ndonëse fondet janë të kufizuara për organizimin e aktiviteteve të mëdha, Partia Demokratike është angazhuar për të punuar në zyrat e hapura në vendet ku jetojnë shqiptarët, me ndihmën e mbështetësve të opozitës.

“Nuk është se kemi shumë fonde për të bërë takime luksoze nëpër stadiume apo hotele, por po përpiqemi që me ndihmën e dashamirësve të opozitës të punojmë në zyrat e hapura në vendet ku ata jetojnë,” shtoi Topalli.

Topalli gjithashtu beson se diaspora shqiptare ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ndikuar në proceset politike të Shqipërisë.

Sipas saj, në 10 vitet e fundit, më shumë se 1 milion shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit, dhe nëse do të ketë një mobilizim të fuqishëm dhe sensibilizim të tyre, ky grup mund të ketë një ndikim të madh në rotacionin politik në Shqipëri.

“Besoj se pesha numerike e shqiptarëve që kanë të drejtë vote jashtë Shqipërisë është e barazpeshuar me peshën elektorale të votave brenda vendit. Megjithatë, duhet parë se sa ata do të mobilizohen për t’u regjistruar dhe votuar,” tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025