Juglindja në “radarin” e turistëve të huaj, Korça kryeson preferencat

21 Prill 2026 | 19:27

Juglindja e vendit vijon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara për turistët e huaj, numri i të cilëve ka ardhur në rritje vitet e fundit. Sipas të dhënave, rreth 85% e vizitorëve që kanë zgjedhur Korçën dhe zonat përreth janë të huaj.

Kjo rritje lidhet edhe me faktin se një pjesë e madhe e operatorëve turistikë kanë lidhur kontrata me agjenci vendase dhe ndërkombëtare, duke garantuar një fluks të qëndrueshëm vizitorësh.

Vetë turistët tregojnë se e kanë zbuluar Korçën përmes internetit dhe vlerësojnë veçanërisht ushqimin tradicional, çmimet e përballueshme, mikpritjen e banorëve dhe mundësitë që ofron turizmi i gjelbër.

“Jemi nga Republika Çeke, na pëlqente të vinim këtu për të kaluar një natë. Do shkojmë në mal dhe këtu ka shumë male. Çmimet janë shumë të ulëta”, është shprehur një turist.

Operatorët turistikë konfirmojnë interesin e lartë të turistëve të huaj. Sipas Klaus Pronjarit, rezervimet kanë nisur që një vit më parë, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të kërkesës. Ai thekson se Korça mbetet një destinacion me vlera historike dhe kulturore, që ofron gjithmonë diçka për t’u zbuluar.

“Rezervime me turistët e huaj kanë nisur që vitin e kaluar, ka pasur  fluks të lartë. Korça ka çfarë ofron, vend historik nga i cili njerëzit përherë kanë çfarë zbulojnë”, është shprehur operatori turistik.

Përveç Korçës, fluks rezervimesh ka edhe në Pogradec dhe në fshatrat turistikë si Tushemishti, Lini, Voskopojë dhe Dardhë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon vihet re interes edhe për zona të tjera si Erseka, fshatrat e Kolonjës, si dhe lëvizje turistike në Devoll, Maliq dhe Pustec, duke e shtrirë turizmin në të gjithë juglindjen e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026