Juristja: Arsyet pse kërkuam të hetojmë mbi vdekjen e Enver Sheshit
Juristja pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Ardita Kolmaku thotë se kjo organizatë ka kërkuar që të hetojë në lidhje me vdekjen e Enver Sheshit, i cili ishte arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kolmaku u shpreh se ekipi vëzhgues nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nuk mori informacion nga burgu 313 dhe QSUT.
Sipas saj, mbetet për t’u verifikuar fakti nëse Sheshi i është refuzuar kërkesa për t’u shtruar në spital.
“Ne si grup vëzhguesish i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kemi tagrin dhe të drejtën në bazë të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, që në momentin që paraqitemi pranë një institucioni të ekzekutimit të vendimeve penale, të njihemi me të gjithë dokumentacionin që është mbajtur nga ky instiucion. Shkuam te 313-ta, aty kërkuam të njiheshim me dokumentacionin, por u refuzua.
Drejtuesi i institucionit na e ndaloi njohjen me dokumentacionin, për shkak se tashmë kjo Öështje ishte nën hetim nga prokuroria. Më pas, ne kërkuam takim në QNUST. Kemi ndenjur për disa orë në pritje. Në momentin final na u tha që duhet të kishim një takim një ditë tjetër. Ne u rikthyem në zyrë pa asnjë informacion konkret. Kjo ishte indicia e parë që donim të verifikonim, pra, sa herë ky shtetas kishte depozituar kërkesa”, theksoi ajo.
Enver Sheshi ndërroi jetë më 8 janar në urgjencën e QSUT-së.
Ai ndërroi jetë pas pësoi një arrest kardiak, teksa po kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Sheshi ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
LEXONI GJITHASHTU
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit