I arrestuar për inceneratorin e Fierit, ndërron jetë në spital Enver Sheshi
Enver Sheshi, një nga të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit, ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT-së.
Mësohet se ditën e djeshme, Sheshi ka dalë nga burgu 313 rreth orës 16:15 dhe është transportuar në QSUT.
Ai ndërroi jetë pas pësoi një arrest kardiak, teksa po kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Sheshi ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Pak ditë më parë, SPAK mbylli hetimet për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe ka çuar në gjykim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 19 persona të tjerë të përfshirë.
Hetimi për inceneratorin e Fierit zbuloi se nga buxheti i shtetit janë përfituar të paktën 4 milionë euro për punë të pakryera.
LEXONI GJITHASHTU
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri