Juventus në gjurmët e Mitaj, 20-vjeçari krahasohet me Kim Min Jae për potencialin

20 Mars 2024 | 16:50

28 ndeshje në kampionatin rus e 10 të tjera me kombëtaren shqiptare.

Është vetëm 20 vjeç dhe ka tërhequr vëmendjen e Juventus në Serie A. Po flasim për Mario Mitaj i cili ndërkohë që është në Tiranë për miqësoret e radhës, shfaqet në radarët e Juventus për rinovimin e skuadrës në Torino.

Drejtori sportiv te Juventus, Cristiano Giuntoli ka një opinion superior për 20 vjeçarin shqiptar të cilin e krahason me gjeorgjianin Kvaratskhelia ose jugkoreanin Kim të cilit ishin të panjohur në futbollin e madh përpara mbërritjes te Napoli në kampionatin italian.

Giuntoli beson se Mitaj është në të njëjtin nivel me ta dhe dëshiron ta vërë nën kontratë pavarësisht se Juventus nuk ka ende një emër për trajnerin e ri. Për këtë arsyes scout’ët e bardhezinjve do të jenë në Tardini për të ndjekur dhe konfirmuar bindjet e Drejtorit Sportiv mbi mbrojtësin kuqezi.

Mitaj u transferua 18 muaj më parë nga Athina në Moskë për 3 milionë euro, të cilat tashmë janë dyfishuar dhe duhen paguar në arkën moskovite nga skuadra që dëshiron shërbimet e tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026