Juventus triumfon 5-0 dhe ngjitet në zonën Champions, “Zonja e Vjetër” në formë fantastike

13 Janar 2026 | 11:32

Juventus po kalon një formë fantastike në kampionatin italian, duke u ngjitur gradualisht në zonën Champions. Të besuarit e Luciano Spallettit aktualisht e shohin veten në vendin e katërt, duke lënë pas Romën. Të hënën erdhi fitorja e radhës, por ndryshe nga të mëparshmet, shifrat ishin edhe më të thella. Një 5-0 përballë Cremonese që vlen shumë për disa arsye, sidomos nga aspekti psikologjik.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 pas golave të Bremer, David dhe Yildiz. Në pjesën e dytë, Terraciano shkaktoi autogol, ndërsa McKennie vulosi fitoren 5-0, duke i dhënë një shuplakë të fortë kundërshtarit. Krahas golave, zonja e vjetër ishte dominuese në fushën e lojës, duke mos rrezikuar për asnjë moment të pësojë gol. Kjo ishte ndeshja e 20-të e sezonit në Serinë A për Juventusin, që numëron 11 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje.

Me këtë triumf, bardhezinjtë ngjiten në vendin e katërt në klasifikim me 39 pikë ndërsa në pesë ndeshjet e fundit, skuadra ka grumbulluar 13 pikë.

Një fitore jetike ishte dhe ajo e Genoas të hënën përballë Cagliarit, me dy skuadrat që rrezikojnë të bien në zonën e rrezikshme. Vendësit arritën të shënojnë tre herë në portën e kundërshtarit me Colombo, Frendrup dhe Ostigard.

Standings provided by Sofascore
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026