“Ka 2 vite që i morën telefonin rektorit”- Rama kritika për aksionin e SPAK në UBT
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, foli këtë të mërkurë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku komentoi 24 masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për abuzimet me tenderët në institucionin arsimor që ai drejton.
I pranishëm në mbledhje ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili dha dhe një koment të shkurtër mbi hetimet e SPAK.
Shefi i qeverisë tha se ka dy vjet që prokurorët i kanë sekuestruar telefonin rektorit të UBT-së, në një kohë që ai nuk është fare person nën hetim.
Kryeministri kritikoi sërish dhënien e masave “arrest me burg” për zyrtarët që janë nën hetim. Ai tha se drejtësia duhet të funksionojë duke mos u nisur nga ideja se në këtë republikë gjithkush është i fajshëm dhe që i duhet të provojë pafajësinë e tij.
“Dy vjet ka ai që e ka lënë telefonin në SPAK, nuk është fare person nën hetim. E dëgjuat që i kanë dhënë dhe letrën që vazhdo, mund të kandidosh edhe për rektor. Në fund mund të jetë dhe ai që të dalë fajtor, unë nuk e di fare, por ne në këtë republikë nuk mund të nisemi nga ideja se çdo person është i fajshëm dhe do t’i duhet të provojë pafajësinë e vet. Evropa, ku ne duam dhe do të integrohemi, ka një parim tjetër: çdo person është i pafajshëm dhe i takon autoriteteve të provojnë fajësinë e tij. Kështu që, me shumë keqardhje për zotin Afrim, dua t’i them që kjo parti nuk merr rolin e gjykatës, nuk ka për ta marrë kurrë; nuk merr rolin e prokurorisë, nuk ka për ta marrë kurrë; dhe përkundrazi, sa të jetë kjo parti këtu dhe sa të jetë kjo shumicë qeverisëse, prokurorët mund të vazhdojnë të pavarur të bëjnë punën e tyre. Por ne nuk mund të jemi shurdh-memecë. I kemi vënë në dispozicion trupin tonë sallës, organizmin e PS, sallës së operacioneve kundër korrupsionit. Të vazhdojnë, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.
Rama tha se beteja e Partisë Socialiste, pasi e bëri drejtësinë të pavarur, është të luftojë për standardet demokratike të këtij pushteti.
“Nëse sot ka një luftë frontale për ta forcuar drejtësinë, për ta bërë edhe profesionale dhe evropiane, përveçse të pavarur… Nëse sot erdhi dita të na tregojnë ne se çfarë është drejtësia e pavarur, kjo është vepra jonë dhe e askujt tjetër. Prandaj, ne më 11 maj duam një mandat shumë më të fortë, pasi duam që këtë dritare të hapur, në këto rrethana historike për Evropën dhe për ne, ta shfrytëzojmë dhe në 2027 të mbyllim negociatat me BE”, tha Rama.
Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues